U shkarkua për shkak të një FOTO nudo, mësuesja kërkon 3 milionë dollarë dëmshpërblim

U shkarkua për shkak të një FOTO nudo, mësuesja kërkon 3 milionë dollarë dëmshpërblim

17:38, 10/04/2019
A+ Aa A-

Një mësuese e matematikës ishte shkarkuar nga puna, pasi ia kishte dërguar një foto të dashurit të saj topless (me gjoks jashtë).

Tërë ngjarja kishte ndodhur, kur mësuesja i dërgoi të dashurit të saj para disa viteve një foto, ku ishte zhveshur.

Image

Fotoja ra në duart e një nxënësi, i cili e shpërndau, kurse shkolla e shkarkoi atë, për shkak se ajo ishte bërë virale në internet, shkruan “New York Post”.

Lauren Miranda, që jepte lëndën e matematikës, ishte shkarkuar, pasi një student i saj e bëri publike foton skandaloze në shkollën, ku ajo jepte mësim në Long Island, Nju Jork.

Tani Miranda ka paditur shkollën, duke kërkuar kompensim 3 milionë dollarë. Avokati i saj John Ray, thotë që zyrtarët e arsimit e trajtuan në mënyrë të gabuar klienten e saj.

Arsyeja e shkarkimit ishte, pasi mësuesja nuk u konsiderua një shembull i mirë për të rinjtë.

“Para shumë kohësh, ajo dërgoi një foto me gjoksin jashtë të dashurit të saj dhe askujt tjetër. Në rrethana të panjohura një student e morri atë dhe e publikoi. Kjo gjë e shkarkoi atë nga puna. Miranda është diskriminuar nga shkolla”, ka shtuar Ray, i cili ka kërkuar tre milionë dëmshpërblim nga shkolla për këtë veprim të tyre të pamatur.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco