FOTO/ U bë milionere falë Instagramit, bukuroshja bombastike tregon sekretin

FOTO/ U bë milionere falë Instagramit, bukuroshja bombastike tregon sekretin

17:34, 10/04/2019
A+ Aa A-

Një ish-kuzhiniere dhe basketbolliste është duke fituar miliona dollarë nga Instagrami, duke shpërndarë foto dhe video të fitnesit me 2.5 milionë fansat e saj.

Jem Wolfie, që jeton në Perth, Australi, shet mallra, libra elektronikë për ushtrime dhe receta, duke fituar kështu 30,000 dollarë në ditë.

Me ato që bën, 27-vjeçarja ka fituar më shumë se 2 milionë dollarë gushtin e fundit – dhe pasuria e saj vetëm po rritet, raportoi Perth Now.

Ajo e la shkollën e mesme për të punuar në botën e kuzhinës, por kuzhina duket se nuk ishte ajo që Jem dëshironte të bënte, kështu që iu kthye basketbollit.

Por më 2015 një dëmtim serioz në gju e detyroi atë të largohet nga basketbolli dhe të shkonte në palestër për t’u rikuperuar, aty ku ajo filloi një rutinë të re.

Gjatë kohës sa kalonte në palestër, ajo filloi të publikonte video dhe foto nga palestra, duke arritur kështu një audiencë të vogël. Shpejt, profili i saj mblodhi më shumë se një milion ndjekës, duke rënë në sytë edhe të të famshmëve.

Ajo tani është një milionere, falë videove dhe fotografive që poston.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco