Kylie Jenner rrezikon t’i japë fund “Keeping Up With The Kardashians”

Kylie Jenner rrezikon t’i japë fund “Keeping Up With The Kardashians”

16:42, 10/04/2019
A+ Aa A-

Sapo ka nisur sezoni i 16 i show-t “Keeping Up With The Kardashians”, por duket se mund të jetë dhe i fundit. Mësohet se 21-vjeçarja, nuk dëshiron të jetë më pjesë e tij, duke qenë se në serial tregohet gjithçka për familjen e famshme, duke filluar nga zënkat mes tyre dhe çdo skandal tjetër. Një tjetër arsyje mund të jenë dhe paratë, miliarderja më e re në botë fiton të ardhura marramendëse nga linja e saj e kozmetikës dhe shuma që fiton nga show nuk i intereson më, madje i duket e papërfillshme.

Nëse kjo ndodh, do të shënonte fundin e “Keeping Up With The Kardashians”, pasi sipas kontratës, show nuk mund të realizohet nëse nuk janë të gjitha vajzat e familjes Kardashian-Jenner.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga familja Kardashian, por nëna e saj, Kris Jenner, njëherësh menaxherja e saj po mundohet ta bindë Kylien ti rikthehet xhirimeve. Megjithatë nëse show mbyllet, shumë persona mendojnë se fama e familjes së njohur do të pësojë lëkundje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco