Një javë më parë pasi dha lajmin shqetësues,gruaja e aktorit të njohur humb fëmijën

Një javë më parë pasi dha lajmin shqetësues,gruaja e aktorit të njohur humb fëmijën

14:47, 10/04/2019
A+ Aa A-

Pak ditë më parë gruaja e aktorit të njohur Alec Baldwin, Hilaria Baldwin ndau me të gjithë ndjekësit e saj lajmin se ajo është shtatzënë.

Në postimin e saj ajo shkruante : Jam shtatzënë por jam gati të abortoj.

Por ditën e sotme Hilaria ndau sërish me ndjekësit e saj lajmin e humbjes së fëmisë.

 Megjithëse Hilaria, 35 vjeç, u trondit nga lajmi, ajo zgjodhi të përqendrohej në anën pozitive të gjërave në jetën e saj, bashkëshortit të saj dhe katër fëmijëve të tyre  Carmen Gabriela, Romeo Alejandro David, Leonardo Ángel Charles e Rafael Thomas duke shkruar në postim:

“Nuk kishte rrahje zemre sot në skaner… Kështu që mori fund… por unë kam disa rrahje zemrat të forta dhe të mrekullueshme këtu. Jam e rrethuar me kaq shumë dashuri dhe ndihem me fat. Faleminderit të gjithëve që më dëgjuat, për mbështetjen dhe që ndatë historitë tuaja personale. Jemi më të fortë bashkë. shpresoj që ky diskutim të rritet dhe ne të qëndrojmë bashkë në momentet e bukura dhe sfiduese të jetës. Shumë dashuri dhe mirënjohje për të gjithë ju”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco