Për të gjithë nostalgjikët Fabiani i  ‘Produkt 28’  jep lajmin e bukur

Për të gjithë nostalgjikët Fabiani i ‘Produkt 28’ jep lajmin e bukur

12:49, 10/04/2019
A+ Aa A-

Grupi ‘Produkt 28’ ishte një ndër grupet më të pëlqyera për publikun shqiptar.

Ky grup u krijua me 28 nentor 2002 prandaj mori dhe këtë emër.

Grupi përbehej nga tre djem Alban Kondi( vëllai i Dr.Florit) Turjan Hyskaj dhe Fabian Basha dhe kishin të njëjtin qëllim muzikën.

Por tashmë siç e dimë të gjithë djemtë prej vitesh janë ndarë dhe secili ka vazhduar rrugën e tyre të karrierës në drejtime të ndryshme.

Por ditën e sotme njëri nga pjestarët e grupi dhe pikërsht Fabiani ka dhënë lajmin e bukur dhe siç duket  djemtë e "Produkt 28" do të vazhdojnë të shijojmë akoma.

I ftuar në emisionin ‘Ditë e re’ ai ka zbulaur se ndoshta ‘Produkt 28’ do të rikthehet me këngë të reja.

‘Nuk di ta them me siguri sepse gjërat kanë ndryshuar edhe muzika ka ndryshuar shumë. Por rikthimi i ‘West Side Family’ dhe fakti që publiku e priti shumë mirë na ka dhënë një sinjal të mirë motivimi. As vetë nuk e di por kurrë mos themi kurrë”, ka treguar Fabi i cili ndër të tjera ka zbuluar se me djemtë mbajnë ende kontakte dhe e kanë ruajtur miqësinë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco