Felicity Huffman rrezikon 20 vite burg për skandalin në të cilin është përfshirë

Felicity Huffman rrezikon 20 vite burg për skandalin në të cilin është përfshirë

10:01, 09/04/2019
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Felicity Huffman është komentuar gjatë për skandalin e fundit në dhënien e ryshfeteve për futjen e vajzës në universitet.

Aktorja është mes 14 prindërve, të cilët të hënën ranë dakord të pranojnë akuzat.

Hapi i ardhshëm në rastin e Huffman është një seancë dëgjimi dhe më pas do të jepet dënimi.

Dënimi maksimal për akuzat e ngritura ndaj saj është 20 vjet burg, tre vit liri me kusht dhe një gjobë prej 250.000 dollarë.

Në një deklaratë, Huffman është shprehur:

“Pranoj fajin tim dhe me keqardhje të thellë dhe turp për atë që kam bërë, pranoj përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia dhe do të pranoj pasojat që dalin nga këto veprime. Më vjen turp për dhimbjen që i kam shkaktuar vajzës sime, familjes sime, miqve të mi, kolegëve të mi dhe komunitetit arsimor. Dua t’u kërkoj falje atyre dhe sidomos dëshiroj t’u kërkoj falje studentëve që punojnë shumë çdo ditë për të hyrë në universitet dhe prindërve të tyre që bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme për të mbështetur fëmijët e tyre dhe e bëjnë këtë me ndershmëri”, shkruhet në deklaratën publike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco