Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Serena Williams zbulon gjininë e foshnjës së Meghan Markle

Serena Williams zbulon gjininë e foshnjës së Meghan Markle

01:20, 09/04/2019
A+ Aa A-

Meghan Markle dhe Princ Harry janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që pritet të lindë nga dita në ditë.

Çifti e ka mbajtur të fshehtë deri tani gjininë e foshnjës. Por Serena Williams mund të ketë zbuluar të fshehtën që po i bën kuriozë të gjithë.

Tenistja me famë botërore dhe Meghan janë shoqe të ngushta. Dhë në një intervistë për E Neës! Iu kërkua të jepte këshilla për nënat e reja.

Ajo filloi të fliste për një mike të saj shtatzënë që kishte plane të mëdha për foshnjen e saj.

Dhe Serena iu referua fëmijës me 'ajo'.

"Nënat duhet të pranojnë gabimet dhe të mos presin që fëmijët e tyre të jenë perfektë. Ne ushtrojmë shumë presion tek vetja,"-tha Williams. "Shoqja ime është shtatzënë dhe  thotë që 'fëmija im do bëjë këtë' dhe unë që i thashë 'Jo, ajo nuk do ta bëjë'."

Serena nuk iu referua drejtpërdrejt mikes së saj Meghan por nxiti spekulime se po referohej asaj dhe pa padashje mesa duket nxori një sekret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco