Gëzuar 65 vjetorin e lindjes Besnik Çinari

Gëzuar 65 vjetorin e lindjes Besnik Çinari

11:13, 08/04/2019
A+ Aa A-

Sot aktori i humorit shkodran Besnik Çinari  dhe i atij mbarë shqiptar feston 65 vjetorin e lindjes.

Po kush është Besnik Çinari  që shkaktoi të qeshura pa fund për publikun shqiptar?

Besnik Çinari  ka lindur me 8 prill 1954 ne Shkoder.

Mbaron shkollen 8 vjecare "Ali Lacej" në Shkodër.

 Besniku Çinari nuk ka kryer ndonje shkolle të veçante për t`u bere aktor, përveç se ka qënë nje veti e lindur.

“Shkolla” e vërtetë e tij ku ra në sy për humorin ka qënë ‘Parku i mallrave’, vendi i punes për 11 vjet rrjesht.

Më pas me hapjen e Pallatit të kulturës “Vasil Shanto”, dhe me aktivizimin e Besnikut në trupat amatore, mund të thuhet se ëndrrat dhe dëshirat e tij gjetën hapësirë për t’u bërë realitet në skenë.

Me ndihmen e regjisoreve si Paulin Sekuj, regjisorin e parë të tij , e duke vazhduar me Edmond Mhillin, Gjergj Vlashin e Durrësit, por edhe Tonin Ujkën, Zehrudin Doklen, Arben Haverin, Fatbardh Smajën, Bruno Shllakun e shumë të tjerë, që kanë vënë shfaqje në skenë, me kalimin e viteve Besnik  Çinari, u rrit profesionalisht dhe skena filloi të bëhet “shtëpia” e tij.

Rolet që ai ka luajtur janë të shumta por veçojmë: ‘Dan Dupi’ tek skeçi ‘Pronat’, tek komedia ‘Supriza’ me të madhin e skenës Fadil Kraja e të tjerë.

I urojmë edhe 100 të tjera dhe shërim sa më të shpejtë ikonës së humorit shkodran dhe shqiptar.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco