E kishte super xheloz, Linda Rei ja punoi keq ish të dashurit

E kishte super xheloz, Linda Rei ja punoi keq ish të dashurit

10:27, 08/04/2019
A+ Aa A-

Në një intervistë për "Panoramaplus", personazhi më i njohur në Shqipëri, Linda Rei, ka rrëfyer për jetën e re që ka nisur në Maltë për të harruar ish-të dashurin dhe ka treguar detaje të lidhjes së saj të kaluar, që e detyroi të largohej dhe nga "Dance with me". "Me Massimon u bë më shumë se një vit që jam ndarë, që në janar 2018. Kur thyhet një gotë, unë e hedh në plehra. Pas kësaj, preferoj të pi direkt nga rubineti sesa të pi diçka të ngjitur. Mendoj se po të isha single dhe të mos kisha stresin e tij gjërat do të ishin ndryshe.

Stresi që ai më shkaktonte ishte një nga shkaqet që u largova nga “Dance with me”. Tani që e mendoj, them se ndoshta do e përballoja pa komoditetet që kisha në Tiranë dhe ndoshta edhe do e kisha fituar garën. Kur një mashkull të bën për vete dhe ishte i bindur që më kishte bërë për vete me paratë e tij dhe pastaj kupton që nuk është ashtu dhe unë mund të isha e pavarur, çdo gjë shkatërrohet. Por meqë unë e doja realisht, shkatërrova disa shanse, pasi nuk isha në gjendje psikologjike të zgjidhja çfarë ishte më e mira për mua."- tregon Linda.

"Kur isha në Shqipëri filloi të bënte si xheloz dhe me sjelljet e tij më bëri që unë të ikja nga gara. Normalisht që nuk isha komode me hotelin, detaje për të cilat kam folur në intervista të kaluara. Por plus këtyre, presioni që më bënte ai me xhelozi ishte i tillë sa unë nuk mbajta dot më dhe çdo problem i vogël më dukej gjigant.

Më kishte dhuruar makinë Porsh dhe më tha: “Ti vetëm atë doje”. Pas kësaj, unë mora makinën, shkova te qyteti i tij dhe e kërkova për 4-5 orë. Kur e gjeta, i futa gaz makinës me 160 km/orë dhe ia për.plasa te makina tij. Zbrita dhe i thashë: “Urdhëro mbrapsh dhuratën tënde!” Pse e bëra? Sepse jam me parimin që s’duhet lejuar kurrë një mashkull të të thotë: “Ta kam dhënë unë!”. Sado të ishte çmimi i asaj dhurate, në momentin që ma përmendi, për mua e ka vlerën zero."- ka rrëfyer ajo.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco