Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën duke bërë krenar çdo shqiptar.
Gjithashtu Bebe për asnjë çast nuk e ka mohuar origjinën e saj.
E ftuar së fundmi në emisionin “The Jonathan Ross Show”, ka folur për Shqipërinë dhe i ka treguar të gjithëve që di të flas shqip.
Këngëtarja ka rrëfyer se duke qenë se nuk i di të gjitha fjalët shqip e mikson atë me anglishten dhe dha një shembull.
“Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?”,tha Bebe në shqip.
Po ashtu ajo vazhdoi më tej duke treguar se të dy prindërit e saj janë nga Shqipëria dhe se shpesh herë është e pranishme në dasmat shqiptare që zgjasin për 5 ditë.
© SYRI.net