Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

MC Kresha tregon për herë të parë historinë që nuk e ka ditur as familja e tij

MC Kresha tregon për herë të parë historinë që nuk e ka ditur as familja e tij

09:24, 08/04/2019
A+ Aa A-

Mc Kresha dhe Lyrical Son ditën e djeshme ishin të ftuar specialë në emisionin “Diçka po zihet”.

Përveçse kanë treguar aftësitë në gatim, reperët e njohur kanë rrëfyer edhe shumë të pathëna nga jeta e tyre.

Përgjatë intervistës, Kresha ka treguar për herë të parë një histori që askush nuk e ka ditur më parë, madje as familjarët e tij.

“Kur isha i vogël jam rrëzuar nga ekskavatori.

Mendova se do vdes, sepse rashë në një gur, por shpëtova. As të shtëpisë nuk e dinë, asnjë nuk e di këtë gjë. Nuk u lëndova, isha 6-7 vjeç.

E gjithë familja ime tani e mori vesh”, – ka zbuluar reperi.

Ndër të tjera ai tha se ka dëshirë të bëhet baba, por gjithçka do ja lërë kohës.

Përveç familjes dhe muzikës, Mc Kresha ka treguar se dashuria e tij më e madhe është futbolli, sepse është fans i skuadrës së Liverpool-it.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, Mc Kresha dhe Lyrical Son publikuan albumin e tyre “United States of Albania”, që u prit shumë mirë nga fansat.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco