FOTO/ Aktorja që ju ka bërë të qani, nderohet me yll në Hollivud

FOTO/ Aktorja që ju ka bërë të qani, nderohet me yll në Hollivud

21:36, 28/03/2019

Mandy Moore është nderuar ditën e djeshme me yllin e famës në “Hollywood”, për kontributin e saj prej dy dekadash në muzikë, film dhe televizion. Në ceremoninë e marrjes së çmimit ka marrë pjesë edhe aktori Shane West, i cili luajti sëbashku me të filmin romantik “A walk to remember” në vitin 2002.

“Jo vetëm që ai film ishte një përvojë e mrekullueshme në çdo mënyrë, por më dha mundësinë të njihja këtë grua fantastike”, u shpreh fillimisht ai. “Mandy, ti je një absolutisht një perlë , buzëqeshja jote është absolutisht qesharake. Seriozisht, është qesharake dhe ndriçon dhomën kur ecën, energjia jote është e parezistueshme. Nuk mund të isha më krenar për ty, nuk mund të isha më i lumtur për ty. Të dua”, vijoi West.

Më tej, Mandy ka ndarë me fansat e saj një foto të të dy aktorëve, realizuar përpara 17 viteve, ku shfaqen të përqafuar. Pas mbajtjes së ceremonisë, aktorja e ëmbël e ka falenderuar kolegun e saj për fjalët e thëna. ” E falenderoj Shane West për fjalimin e tij të ëmbël në këtë ditë të veçantë, të cilën unë nuk do ta harroj kurrë. Ishte një shëtitje e (famshme) për t’u kujtuar”, ka shkruar ajo në rrjetin social “Instagram”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco