Madonna i thotë lamtumirë Portugalisë: Vend mosmirënjohës!

Madonna i thotë lamtumirë Portugalisë: Vend mosmirënjohës!

19:45, 28/03/2019
A+ Aa A-

Madonna ka vendosur të largohet përgjithmonë nga Portugalia. Këngëtarja 60-vjeçare, e cila ka jetuar në një vilë të mrekullueshme të shekullit të XIX që nga vera e vitit 2017 në një fshat disa kilometra larg Lisbonës, e ka marrë këtë vendim për shkak të sjelljes së vrazhdë të kryebashkiakut Basilio Horta.

Ky i fundit i ka mohuar artistes lejen për të xhiruar një video në pallatin “Quinta Nova da Assunção”, objekt ky i shekullit të XVIII. Artistja kishte parashikuar që të xhironte në të videoklipin e këngës më të re, “Indian Summer”, hipur mbi një kalë.

Sipas gazetës lokale “Expresso”, kryetari i bashkisë i është përgjigjur Madonnës se: “Ka gjëra që nuk mund të blihen. Hyrja në ndërtesë nuk ka kuptim. Madonna është një artiste, por ndërtesa i takon të gjithëve dhe nuk duhet të dëmtohet.”

Madonna, e cila u transferua në Lisbonë për të lejuar aktivizimin e djalit të saj David me Akademinë e Klubeve të Futbollit të Benfikës, duket se e ka marrë keq refuzimin. “Unë kam dhënë kaq shumë për Portugalinë dhe kur kërkova një nder të thjeshtë, sepse dua t’ia tregoj atë gjithë botës, më është thënë jo”, është shprehur ajo sipas gazetës “Correio da Manh”.

Madonna, sipas raportimeve mediatike, tashmë ka bërë gati valixhet për të lënë shtëpinë në Lisbonë dhe do të kthehet në SHBA.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco