Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Dy shenjat e Horoskopit më me fat për ditën e sotme

Dy shenjat e Horoskopit më me fat për ditën e sotme

16:45, 28/03/2019
A+ Aa A-

Binjakët

Nëse keni kohë që jeni në kërkim të harmonisë, sot ka mundësi që ta gjeni. Do jeni shumë delikatë dhe të kujdesshëm me gjithçka. Për ju të dashuruarit yjet nuk do ndikojnë aspak në jetën tuaj sentimentale dhe çdo gjë do jetë në dorën tuaj.

Silluni mirë me partnerin, toleroni dhe mos e lini për asnjë çast pas dore. Ju beqarët do jeni më të hapur dhe do pranoni të njiheni me persona të ndryshëm. Më pas do jetë në dorën tuaj nëse do përfitoni apo jo. Në punë do doni t’i bëni gjërat mirë dhe nuk do nxitoheni.

Ka mundësi që sot shefat t’iu plotësojnë edhe disa dëshira të kahershme.  Financat do jenë të turbullta kështu që mos shpenzoni me sy mbyllur.

Shigjetari

Hëna do sjellë entuziazëm me shumicë gjatë gjithë kësaj dite dhe do jeni në humor të shkëlqyer. Asnjë moment nuk ka për të qenë i mërzitshëm. Ju të dashuruarit do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj dhe do e shihni ndryshe të ardhmen.

Mbrëmja do jetë më emocionuese dhe plot ngjyra. Ju beqarët ka rrezik të jeni viktima të dikujt që do kërkojë thjesht të tallet me ju. Mos u nxitoni të hidhni hapa. Në punë, dinamizmi do bëjë që ju t’ia dilni mbanë me çdo projekt që do nisni. Jupiterin do e keni mbështetje të forta dhe nuk do bëni aspak gabime.

Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po qëndruat me këmbë në tokë nuk do keni asnjë lloj problemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco