Këngëtarja e famshme rrëfen sëmundjen: Vuaj çdo ditë, kam abortuar tre herë

Këngëtarja e famshme rrëfen sëmundjen: Vuaj çdo ditë, kam abortuar tre herë

16:18, 28/03/2019
A+ Aa A-

Halsey, këngëtarja e famshme amerikane, ka treguar publikisht se lufton çdo ditë me një sëmundje mjaft të rrezikshme të quajtur endometriozë. Kjo e fundit është një patologji gjinekologjike, ku endometriumi (shtresa e brendshme e mitrës, e cila zëvendësohet çdo muaj me ciklin menstrual) fillon të rritet jashtë mitrës.

Image

Përmes disa postimeve në Twitter, 24-vjeçarja ka rrëfyer se sëmundja në fjalë i ka shkaktuar 3 aborte dhe 4 operacione.  Sipas saj, njerëzit përreth janë lodhur me vuajtjen e vazhdueshme dhe nuk arrijnë ta kuptojnë atë.

E gjitha kjo është një fyerje e madhe për të pasi këngëtarja ka deklaruar se vuan çdo ditë të jetës së saj pasi nuk mund të bëhet dot nënë dhe ky fakt e trishton shumë.

Rikujtojmë se ylli i muzikës pohoi se diagnostikuar me endometriozë në vitin 2018-të dhe që prej asaj dite vazhdon të jetojë me sëmundjen e rëndë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco