I quajti vajzat ‘trutrasha’ Albi Nako sqaron deklaratën

I quajti vajzat ‘trutrasha’ Albi Nako sqaron deklaratën

08:54, 28/03/2019
A+ Aa A-

Albi Nako së fundmi në rrjetet sociale ka vendosur që të shpërndajë vazhdimisht me ndjekësit e tij disa shprehje apo situata të ndryshme, të cilat shtypi rozë i ka komentuar shpesh.

Ndërsa ditën e djeshme koreografi i njohur  vëmendjen e tij e kishte drejtuar tek femrat.

Një shprehje disi thumbuese, por edhe një realitet disi i hidhur sipas Albit.

Nga teksti i shpërndarë kuptohet se femrat në ditët e sotme i kushtojnë më shumë rëndësi pamjes së jashtme dhe pasurisë materiale, se sa dijes dhe kulturës së një personi.

"Nëpër vendbanimet tona nuk ka libra dhe biblioteka, por në çdo lagje ka një palestër për mirëmbatjen e trupit, sepse tek nuk nuk është e turpshme të jesh ‘trutrashë’ por truptrashë: Vashat tonë nuk vlerësojnë djalin nëpërmjet asaj që ka në kokë e shpirt, por për nga marka e xhipit dhe nga togëza e rripit."- janë fjalët e shkruara në postimin e Albit.

Por pas kësaj deklarate Albi Nako ka dhënë një prononcim për ‘Revistën Class’ ku është shprehur se fatkeqësisht ky është realiteti shqiptar edhe se ai nuk e ka pasur dashakeqësi në etiketimin e vajzave shqiptare, por vetëm një kategori prej tyre.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco