Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Ardit Gjebrea zbulon lajmin e papritur për vazhdimësinë ‘E Diela Shqiptare’, ja çfarë do të ndodhë

Ardit Gjebrea zbulon lajmin e papritur për vazhdimësinë ‘E Diela Shqiptare’, ja çfarë do të ndodhë

17:31, 27/03/2019
A+ Aa A-

Një nga moderatorët më të dashur për publikun, Ardit Gjebrea ka zbuluar pak minuta më parë vendimin për vazhdimësinë e programit që drejton prej vitesh ‘E Diela Shqiptare’. Programi, i cili që prej fillesave është transmetuar në ‘Klan Tv’, do vazhdojë të transmetohet në po të njëjtin televizion deri në vitin 2022. Krahas një fotoje me pronarin e televizionit kombëtar, Aleksandër Frangaj, moderatori ka shpjeguar: “Sapo nënshkruam – ‘E Diela Shqiptare’ deri në 31 Korrik 2022! Prej 17 vitesh – pjesë e familjes Klan – një bashkëpunim dhe mirëkuptim perfekt”.

Ky është një nga të paktat raste kur një program i këtij niveli qëndron në po të njëjtin televizion për kaq shumë vite. Siç edhe kuptohet marrëdhënia e drejtuesve të ‘Klan’ dhe stafit të programit që i dedikohet të dielave ka qenë shumë e mirë dhe kontrata e nënshkruar premton mirëkuptim edhe në vazhdimësi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco