Publikohen FOTOT e aktores që luan Meghan Markle, duket identike me të

Publikohen FOTOT e aktores që luan Meghan Markle, duket identike me të

16:36, 27/03/2019
A+ Aa A-

Shumë shpejt do të publikohet filmi i ri, i cili dëshmon vitin e parë të martesës së Dukës dhe Dukeshës së Sussex, “Harry & Meghan: Becoming Royal”. Rolin e Meghan Markle në film e ka marrë Tiffany Smith, ndërkohë roli i princ Harryt do të luhet nga aktori britanik Charlie Field.

Një foto e shkëputur nga filmi, ku Tiffany shfaqet si Meghan në ditën e saj të dasmës, ka bërë xhiron mediave pasi është detaji i parë i zbuluar nga xhirimet. Bie në sy se ka një ngjashmëri të habitshme me Meghan, kjo falë makeup-it dhe veshjes.

Flokët e kapura, kurora dhe fustani i hapur në pjesën e shpatullave, e bëjnë Tiffanyn të duket thuajse si Meghan, në ditën kur ish-aktorja kurorëzoi dashurinë e saj me princ Harryn më 19 maj të 2018-s, në sytë e të gjithë botës.

Filmi zbulon disa sfida dhe të pathëna me të cilat është përballur çifti gjatë 12 muajve, si dhe momentin kyç të njoftimit të lajmit lidhur me shtatzëninë e Meghan.  Premiera e filmit të ri do të publikohet më 27 maj dhe do të prekë marrëdhënien e tensionuar mes Dukeshës dhe babait të saj Thomas Markle.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco