Eliza Hoxha e thotë troç: Në Festivalin e RTSh-së fituesi zgjidhet tre ditë para

Eliza Hoxha e thotë troç: Në Festivalin e RTSh-së fituesi zgjidhet tre ditë para

15:22, 27/03/2019
A+ Aa A-

I mungonte skenës për një kohë të gjatë por tre muaj më parë këngëtarja Eliza Hoxha u rikthye sërish duke u bërë pjesë e edicionit të fundit të Festivalit në RTSh me këngën “Peng”.

E ftuar në emsionin  #Gjesi në T7 këngëtarja ka folur se si ishte rikthimi i saj në këtë festival.

Ndërsa kanë kaluar tre muaj nga Festivali i RTSH-së, Eliza Hoxha, bëri publik të njëjtin problem që vazhdon sipas saj të ekzistojë prej vitesh në këtë organizim.

“Unë e shijova shumë, ika shumë e përgatitur. Festivali kishte shumë gjëra të njëjta dhe shumë gjëra ndryshe. Si organizim ishte shumë më i mirë se herët e tjera. Pjesa tjetër është e zakonshme, përcaktohen në shumë raste fituesit para kohe. Kur ti e kupton 3 ditë përpara se kush fiton, si të kesh motiv të dalësh të këndosh? Te Festivali i RTSH-së e kupton zakonisht tre ditë më herët ndërsa tek 'Kënga Magjike' nuk ndodh. Përgjigja ime është pse ta bëjmë festivalin, kur mund ta çojmë direkt fituesin”, u shpreh këngëtarja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco