Martohet ish burri i Meghan Markle dhe ka dy fjalë për dukeshën

Martohet ish burri i Meghan Markle dhe ka dy fjalë për dukeshën

12:12, 27/03/2019
A+ Aa A-

Nuk zgjati shumë dhe një vit pas martesës së Meghan Markle do të martohet dhe ish bashkëshorti i saj Trevor Engelson me të fejaurën e tij Tracey Kurland.

Trevor ka festaur fillimisht me shoqërinë e tij dhe gjatë momentit të dollisë ‘Daily Mail’ raporton se ai dhe miqtë i kanë dedikuar disa fjalë Meghanit për dasmën mbretërore.

 “Kjo këtu, kjo është mbretërore. Më kupton çfarë dua të them? Kemi humbur një pjesëtar të familjes mbretërore, kemi fituar një tjetër. Por gjithsesi, ne do vazhdojmë jetën”, është shprehur një mik i Trevor, ndërsa një tjetër ka shtuar: “Je një djalë i mrekullueshëm. E meriton”.

Të gjithë dukeshin emocional, megjithatë dedikimet ndaj Meghan nuk kanë ndaluar.

“Nëse nuk do të ishte për Trevor, nuk do ta besoja kurrë se do të mund të martohesha me një princeshë të ardhshme. A ka ndonjë princeshë të lirë?”, kanë vazhduar miqtë e tij.

Kujtojmë se Meghan dhe Travor u martuan në vitin 2011, por u divorcuan në 2013-n.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco