Pas akuzave për pedofili, Gjermania çel Michael Jackson: On The Wall

Pas akuzave për pedofili, Gjermania çel Michael Jackson: On The Wall

21:28, 26/03/2019
A+ Aa A-

Në muzeun e qytetit Bonn në Gjermani është çelur ekspozita “Michael Jackson: On The Wall”. Në të janë ekspozuar 100 vepra arti nga 70 artistë të ndryshëm, mes të cilëve edhe të dy artistëve të njohur David LaChapelle dhe Andy Warhol.

Ekspozita është çelur pas premierës së dokumentarit “Leaving Neverland” , ku mbreti i popit akuzohej nga dy të rinj për pedofili. Dokumentari ka bërë që disa radio të njohura në Jug të Amerikës kanë ndalur transmetimin e muzikës së tij, ndërsa pritet që edhe shumë të tjera t’i bashkohen kësaj nisme, në rast se vërtetohen rrëfimet e të intervistuarve në “Leaving Neverland”.

Ky dokumentar është cilësuar nga familja e tij si një gënjeshtër, që është krijuar vetëm për qëllime përfitimi. Michael Jackson u nda nga jeta në vitin 2009.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco