‘Stupcat’ rikrijojnë videon virale ‘A bon me folë?’ pas ndeshjes Kosovë-Bullgari

‘Stupcat’ rikrijojnë videon virale ‘A bon me folë?’ pas ndeshjes Kosovë-Bullgari

18:21, 26/03/2019
A+ Aa A-

Grupi i aktorëve të humorit “Stupcat”, mbrëmë ishin të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të ndjekur nga afër ndeshjen e futbollit mes Kosovës dhe Bullgarisë, e cila përfundoi me barazim.

Pas ndeshjes ata kanë komentuar paraqitjen e përfaqësueses së Kosovës, ndërsa për rezultatin kanë fajësuar portierin e Bullgarisë.

Sipas tyre në stadiumin e Prishtinës nuk mundet të fitojë dot askush.

Madje ata kanë ironizuar me shprehje të ndryshme, ndërsa kanë falënderuar djemtë e kombëtares për lojën e shkëlqyer që bënë. Mes tyre ishte edhe shprehja virale në Kosovë, e cila njihet si “A bën me folë?”  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco