Ai ka ‘pushtuar’ zemrat e të gjithëve, të vegjël dhe të mëdhenj… Xhejson feston ditëlindjen ‘Në Kurthin e Piter Pan’

Ai ka ‘pushtuar’ zemrat e të gjithëve, të vegjël dhe të mëdhenj… Xhejson feston ditëlindjen ‘Në Kurthin e Piter Pan’

21:38, 25/03/2019
A+ Aa A-

“Dua që kur të rritem ti ndërtoj familjes një shtëpi të re”

Ai ka “pushtuar” zemrat e të gjithëve, të vegjël dhe të mëdhenj… Sapo përmendet emisioni më i dashur i mbrëmjes së të hënës “Në Kurthin e Piter Pan”,  në Tv Klan është e pamundur të mos kujtohet ai.  Xhejson Bafti kishte ditën e djeshme ditëlindjen dhe mbushi 5 vjeç, por Alketa Vejsiu, Vera Grabocka dhe Tv Klan nuk mund të rrinin pa i bërë një festë të vogël dhe pa e uruar live.

Alketa Vejsiu: Gëzuar ditëlindjen…

Xhejson Bafti: Por unë e kisha dje….

Alketa Vejsiu: E di, por Alketa, Vera Grabocka dhe Tv Klan nuk mund të rrinim pa të bërë një surprizë, pasi ti ke sjellë shumë dritë në këtë spektakël. Duam të ta urojmë sot të gjithë.

I pyetur nga Alketa, se cila ishte ëndrra dhe dëshira e tij më e madhe, Xhejson tha, se kur të rritet dëshiron të ndërtojë një shtëpi të re për prindërit e tij.

Por, Alketa i premtoi publikisht se do bëjë diçka shumë të mirë për familjen e tij.

“Do bëj diçka shumë të mirë për ty dhe familjen tënde, ta premtoj”. /tvklan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco