Befason Dua Lipa, luan ‘bowling’ e veshur me fustan dhe taka

Befason Dua Lipa, luan ‘bowling’ e veshur me fustan dhe taka

21:20, 25/03/2019
A+ Aa A-

Shumica e njerëzve, veshin gjëra sportive kur shkojnë në ambiente sportive, por jo Dua Lipa. Ajo është shfaqur në një festë ‘bowling’ në Londër, për të festuar ditëlindjen e të dashurit të saj, Isaac Carew dhe ka vendosur që të duket sa më ekstra të jetë e mundur.

Dua kishte veshur një fustan të shkurtër në ngjyrë rozë dhe një palë taka shumë të larta në ngjyrë metali, të cilat kushtonin përafërsisht $800. Mesa duket, takat e larta me platformë janë kthyer në të preferuarat e këngëtares, pasi kjo nuk është hera e parë që vesh taka të këtij stili.

Së fundmi, Dua Lipa është parë krah të dashurit të saj për të festuar suksesin e librit të tij më të ri, ‘The Dirty Dishes’.

View this post on Instagram

strike and pose bitch

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco