VIDEO/ Nuk e ndjekin më njëri –tjetrin në Instagram. Fifi i kërkon publikisht Flori Mumajesit të pajtohen

VIDEO/ Nuk e ndjekin më njëri –tjetrin në Instagram. Fifi i kërkon publikisht Flori Mumajesit të pajtohen

10:05, 25/03/2019
A+ Aa A-

Prej shumë kohësh në media këngëtarja e njohur Fifi është përfolur për një lidhje të mundshme me kantautorin Flori Mumajesi dhe këto dyshime u hodhën pas publikimit të një video ku dyshja u duken shumë afër njëri me tjetrin.

Fifi i mohoi këto zëra për këto lidhje dhe deklaroi se janë thjesht miq.

Më pas u përfol për një zënkë mes tyre pasi nuk ndiqeshin më në Instagram, gjë që do anulonte edhe bashkëpunimin e shumëpritur.

Fifi, e ftuar në rubrikën "Dance with Graciano" në RTV Ora sqaroi për herë të parë sherrin me Florin, të cilit i kërkoi live për tu pajtuar, pa dhënë detaje të tjera.

‘Me Florin unë nuk flas por rëndësi ka që ka shumë mundësi që ky emision të na pajtojë ne të dyve’ është shprehur Fifi.

‘Pse jeni’ ishte një pyetje tjetër e drejtuar nga Graciano.

‘Jo veç jemi heq nga Instagrami. Por rëndësi ka që një ditë jo shumë të largët të rregullohen gjërat’ është shprehur Fifi.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco