Bixhoz me dashurinë/ Anika, Gori dhe Suman përfundojnë në burg, ja ç’do ndodhë këtë javë

Bixhoz me dashurinë/ Anika, Gori dhe Suman përfundojnë në burg, ja ç’do ndodhë këtë javë

18:51, 24/03/2019
A+ Aa A-

Anika dhe Gori ja mbathin nga dasma së bashku me Sumanin. Të treja përfundojnë në burg. Shivai dhe Om shkojnë të shpëtojnë vajzat por edhe ata përfundojnë në burg. Gjyshja shkon në komisariat dhe vendos të bëjë ceremoninë atje pasi nuk ka më kohë për tu kthyer në shtëpi.

Shivai i dhuron unazën Anikës. Anika përgatit betimet për dasmën e saj dhe të Shivait. Bavja vendos të martohet me Manavin dhe ja thyen zemrën Rudrës. Në serial vjen një personazh i ri i cili quhet Abaj.

Abaj vjen për të ndihmuar në dasmën e Anikës dhe Shivait. Anika dhe Shivai mbajnë ceremoninë dhe japin betimet. Shivai shpreh dëshirën të jetë përgjithmonë me Anikën. Gjyshja ndalon Anikën dhe Shivain të shihen me njëri-tjetrin dhe u merr edhe telefonat.

Pavarësisht kësaj Anika dhe Shivai e gjejnë një mënyrë për të komunikuar me njëri-tjetrin. Om mërzitet me situatën mes tij dhe Gorit. Ai kërkon të dijë ku shkon Gori. Texh këshillon Omin të mos bëjë të njëjtat gabime që ai ka bërë me Xhanvin.

Anika dhe Shivai nuk e respektojnë kërkesën e gjyshes dhe takohen me njëri-tjetrin. Ata kalojnë momente romantike në ceremoninë e kënasë./revistawho

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco