Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

‘Shpërthen’ moderatori i njohur shqiptar: Në televizionet tona zgjidhen të paaftët

‘Shpërthen’ moderatori i njohur shqiptar: Në televizionet tona zgjidhen të paaftët

17:21, 24/03/2019
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin “Thumb”, moderatori i njohur Bledi Strakosha, është shprehur kritik për mënyrën se si përzgjidhen njerëzit që futen në botën e moderimit.

Strakosha shprehet se në vendin tonë, shumica e moderatorëve janë të paaftë dhe paeksperiencë.

 “Televizioni atëherë ka pasur standarde. D.m.th ti në televizion nuk dilje dot në televizion pa bërë një eksperiencë të paktën një-vjeçare në radio. E dyta kalonte nëpër teste jo vetëm ti, por edhe formati që propozoje.

Sot dalin të gjithë sepse është kohë konsumi. Janë hapur shumë media dhe rrjedhimisht ka nevojë për shumë personazhe. Ne jemi vend i vogël dhe kemi pak njerëz që investojnë tek vetja profesionalisht dhe kështu që detyrohen televizionet që të punësojnë njerëz që s’janë të aftë fare. Shoh ndonjëherë nëpër lajme gazetarë që duhet të jenë gazetarë spiker. Kur i shoh që nëse kronika nuk është gati thonë “Zoti më ndihmoftë”. Tani dy informacione shtesë për atë lajm duhet t’i kesh. Është dikush që gjithmonë del duke qeshur kur jep lajmet.

Nevoja e televizioneve për të pasur sa më shumë programe, sa më shumë njerëz pjesë të tyre. Zgjidhen të paaftët sepse nuk ka të aftë. Unë shoh të rinj që për kompaninë që unë kam kur kërkojnë punësim, thonë ça të jetë”, tha ai.

Sipas tij, të rinjtë nuk kanë vokacion, thirrje të brendshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco