Rita Ora ndahet nga Garfield, rikthehet përsëri me ish të dashurin

Rita Ora ndahet nga Garfield, rikthehet përsëri me ish të dashurin

16:57, 24/03/2019
A+ Aa A-

Vetëm pak kohë pasi i dha fundë lidhjes me Andrew Garfield, Rita Ora nuk ka rezistuar shumë për t’u rikthyer në krahët e ish të dashurit të saj Andrew Watt.

Ata u ndanë në tetor pas dy vitesh lidhje dhe këngëtarja me origjinë shqiptare nisi  një romancë të shkurtër me aktorin Andrew Garfield.

Mësohet se çifti kuptoi se mund ta bënin lidhjen e tyre sërish funksionale ndaj u rikthye sërish bashkë.

“Ata u rikthyen këtë vit dhe po gjejnë kohën të shikojnë njëri-tjetrin sa më shumë që munden,”-tha burimi.

Rita u fotografua me Andrew, në një event në Los Anxhelos muajin e kaluar. Para kësaj, për herë të fundit u panë bashku në një event në gusht të vitit ta kaluar në Nju Jork.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco