Priyanka i thotë të gjitha, flet për marrëdhënien me Meghan dhe Miley

Priyanka i thotë të gjitha, flet për marrëdhënien me Meghan dhe Miley

17:40, 22/03/2019
A+ Aa A-

Pas shumë spekulimesh se marrëdhënia midis dy mikeshave aktores Priyanka Chopra dhe dukeshës Meghan Markle ishte krisur më në fund ka ardhur një reagim me zë dhe figurë nga Priyanka.

E ftuar në një emision televiziv ajo është shprehur se asgjë nga to çfarë thuhen në media janë në lidhje me miqësinë e saj me dukeshën nuk janë të vërteta.

Thashetheme për problemet mes tyre dolën pasi dukesha Meghan Markle nuk mori pjesë në dasmën e Priyankës dhe as kjo e fundit nuk shkoi në baby-showerin e saj në New York.

Gjithashtu Chopra u pyet për marrëdhënien me ish të dashurën e bashkëshortit të saj, aktoren Miley Cyrus, pas një mesazhi që Nick Jonas i kishte nisur kësaj të fundit në Instagram.

Chopra u shpreh se nuk ishte xheloze madje do të kishte shumë dëshirë të dilnin së bashku me Mileyn dhe bashkëshortin e saj Liam për darkë.

Diçka të tillë ajo e ka biseduar vet me Liam kur kanë qenë së bashku në filmin “Isn’t Romantic” dhe të dy ranë dakord për një darkë të katërt. Gjithashtu ajo u shpreh se e ka takuar Mileyn disa herë dhe për të ajo është fantastike si dhe ka treguar shumë suport për punën e bashkëshortit të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco