Përlotet Agron Llakaj: Varfëria është ulur këmbëkryq në këtë vend

Përlotet Agron Llakaj: Varfëria është ulur këmbëkryq në këtë vend

15:45, 22/03/2019
A+ Aa A-

Agron Llakaj, i ftuar në emisionin ‘Soiree’, është përlotur për gjendjen aktuale dhe varfërinë që ka mbuluar qytetin e tij.

 ‘Unë e thashë që shkoj shpesh në Memaliaj dhe të vetmen gjë që marr me vete është dhimbja dhe trishtimi. Duke parë që nuk ka asnjë të ardhme sepse çdo lloj qeverie, çdo lloj sistemi asnjëherë nuk i ka kthyer sytë nga Memaliaj.

Iku miniera u largua, u zhbë qyteti. Më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pafund. Varfëria atje është ulur këmbëkryq dhe unë të vetmen gjë që jam munduar edhe me Yllin kemi shkuar kemi bërë tip koncerti bamirësie. Më vjen turp që e thashë këtë sepse Memaliaj nuk është një…’, tha Llakaj.

‘Nuk kanë punë, nuk kanë mundësi që të punojnë.’, përfundoi ai duke shtuar se nëse do i jepej mundësia të ndryshonte diçka në vendin e tij të lindjes, do të donte të mos ishte më i varfër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco