‘Bebi nuk lëvizte më’ Maja tregon çfarë përjetoi para lindjes

‘Bebi nuk lëvizte më’ Maja tregon çfarë përjetoi para lindjes

08:45, 22/03/2019
A+ Aa A-

Vitin e kalaur këngëtarja e muzikës popullore Maja Alickaj u bë nënë për herë të parë.

Maja solli në jetë një djalë të cilit i vendosi emrin Jonas.

E ftuar tek ‘Rudina’ Maja tregoi se para lindjes se djalit u stresua shumë pasi ai nuk po lëvizte më.

Megjithatë një ditë para operacionit kishte ndodhur mrekullia dhe bebi kishte filluar të lëvizte.

’Pata një shqëtësim ditën para se të lindja. Bebi filloi të mos lëviztë më. Kjo për arsye të tensionit tim.Mu ngrit tensioni dhe nuk po ulej. E linda në javën e 36. U stresova jashtëzakonisht shumë. Fatmirësisht natën e fundit para se të lindja, bebi filloi të lëvizte çdo gjysëm ore. Ma risolli besimin sepse u shqetësova shumë’ u shpreh Maja.

’ Të nesërmen bëmë lindjen me operacion çezarian. Kur u futa në sallën e operacionit u stresova shumë gati kalova në gjendje shoku.Ku dëgjova të qarat e bebit u qetësova’ tregoi këngëtarja.   

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco