Milioneri 26-vjeçar kërkon asistent për ‘punën më të mirë në botë’

Milioneri 26-vjeçar kërkon asistent për ‘punën më të mirë në botë’

20:47, 21/03/2019
A+ Aa A-

Një milioner 26-vjeçar kërkon të punësojë një person që të shërbejë si asistenti i tij. Matthew Lepre e cilëson si “punën më të mirë në botë”, pasi asistenti personal i tij do të paguhet 52 mijë dollarë në vit dhe do të udhëtojë nëpër botë me shpenzime të paguara, si dhe do të qëndrojë në hotelet më luksoze.

“Paga do të bazohet në përvojën e tij, por pagesa bazë nuk do të përfshihet në shpenzimet e udhëtimeve dhe akomodimit. Sigurimet shëndetësore paguhen veçmas nga unë”, është shprehur Matthew Lepre për “Daily Mail”.

Ai kërkon gjithashtu që asistenti i tij të ketë aftësi të mira kompjuterike dhe të disponojë pasaportë të vlefshme për të udhëtuar lirshëm nëpër vendet e botës, sikurse Japoni, Dubai dhe SHBA, ku ai udhëton shpesh.

Bizneset e 26-vjeçarit gjenerojnë 120 mijë dollarë fitime në muaj. Ai braktisi studimet e larta në moshën 23-vjeçare dhe e krijoi vetë biznesin e tij. Ai zotëron aktualisht 4 dyqane shitjesh online.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco