Bixhoz me dashurinë/ Anika dhe Gori i shpëtojnë jetën Sumanit, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Anika dhe Gori i shpëtojnë jetën Sumanit, ja ç’do ndodhë nesër

18:36, 21/03/2019
A+ Aa A-

Rudra tronditet kur mëson se Bavja po martohet. Ai shkon dhe prish dasmën e një vajze tjetër duke menduar se ajo është Bavja. Anika dhe Gori nisen për rrugë. Gori i tregon Anikës se ka filluar të mësoj anglisht që të përshtatet me Omin.

Anika i thotë Gorit se nuk është e rëndësishme që dy persona të jenë të njëjtë që lidhja të funksionojë. Ajo merr shembull veten dhe i tregon Gorit që as ajo nuk di anglisht por Shivai e kupton gjuhën e saj.

Komisari i tregon Rudrës se Bavja ka shkuar për një detyrë të re. Rudra shkon në stacionin e trenit dhe gjen Bavjan. Ai i kërkon falje Bavjas dhe i kërkon të kthehen. Bavja nuk pranon dhe hipën në tren.

Rudra i shkon nga pas dhe i kërkon një shans. Fatorino kërkon biletën e Rudrës por ai nuk ka. Bavja i thotë fatorinos se Rudra është me të. Fatorino mendon se Bavja e ka vëlla të vogël Rudrën.

Rudra nxehet dhe i thotë se ata janë miq. Shivai vendos t’i blejë Anikës një unazë dhe merr Omin me vete për t’i dhënë sugjerime. Anika dhe Gori arrijnë në fshatin ku do mbahet dasma e Sumanit.

Suman tenton vetëvrasjen. Anika dhe Gori e ndalojnë Sumanin. Suman u tregon se po martohet me një burrë të madh në moshë. Ajo thotë se familja e saj kanë bërë ujdi për ta martuar.

Anika dhe Gori vendosin të shpëtojnë Sumanin. Ato i bërtasin babait të Sumanit por nuk arrijnë ta bindin atë. Bansi vendos që Suman mos të takohet më me Anikën dhe Gorin.

Anika dhe Gori bëjnë plan të rrëmbejnë Sumanin që ajo të mos martohet. Pinki bashkëpunon me Zvetlanën dhe i jep pikturën./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco