Agron Llakaj nuk i mban dot lotët gjatë emisionit dhe arsyeja është mjaft prekëse

Agron Llakaj nuk i mban dot lotët gjatë emisionit dhe arsyeja është mjaft prekëse

13:21, 21/03/2019
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme emisioni “Soiree” në “Top Channel” ju dedikua vetëm Tepelenës, historisë dhe traditës së vendit të Ali Pashës.

Mes emrave të njohur të ekranit, në panelin e të ftuarve nuk mund të mungonte Agron Llakaj i cili për një moment preku gjithë publikun pasi ka shpërthyer në lot për dhembshurinë që ndjen për vendlindjen e tij Memaliajn.

‘Unë thashë më parë që shkoj shpesh në Memaliaj dhe e vetmja gjë që marr pas është trishtimi. Duke parë që nuk ka asnjë të ardhme, sepse çdo qeveri nuk i kthen sytë se i morën minierën. Thonë më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund. Varfëria është ulur këmbëkryq, unë shkoj dhe ndihmoj aty…më vjen turp që e thashë tani këtë…”, – ka thënë Llakaj me lot në sy.

Në fund të emisionit ai ka premtuar se në spektaklin e tij të humorit “Al Pazar” do të organizojë një mbrëmje të veçantë vetëm për Tepelenën.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco