Kapet me lëndë narkotike në aeroport. Dënohet me burg modelja e njohur

Kapet me lëndë narkotike në aeroport. Dënohet me burg modelja e njohur

10:58, 21/03/2019

Një gjykatë pakistaneze ka dënuar me 8 vite dhe 8 muaj burg modelen çeke Tereza Hluskova me akuzën e përpjekës së kontrabantës të heroinës në Pakistan.

Dënimi ju dha nga një gjykatë në qytetin lindor Lahore, kryeqyteti i provincës Punjab ditën e djeshme.

Sipas gjykatës, Hluskova u arrestua në zotërim të 8,5 kilogram heroinë në janar 2018 në aeroportin e Lahore, nga ku po shkonte drejt Irlandës nëpërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe.
 
Hluskova ju ka thënë hetuesve se ajo erdhi në Pakistan për të punuar si model dhe se dikush i ka vënë drogën në bagazhin e saj ndërsa po kthehej.

Avokati i saj, Sardar Asghar Dogar, thotë se do të apelojë.

Dënimi i saj përfshin gjithashtu një gjobë prej $ 800.

Image
 Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco