I bëri diss, Trejsi Sejdini paralajmëron Encën: Do të të dobësoj...!

I bëri diss, Trejsi Sejdini paralajmëron Encën: Do të të dobësoj...!

21:40, 20/03/2019
A+ Aa A-

Enca Haxhia dhe Trejsi Sejdini janë përfshirë tashmë prej disa ditësh në një përplasje të ashpër verbale. Kjo e fundit u shpreh fillimisht në emisionin “Why Not” se Enca është 3 herë sa ajo. Fill pas këtij komenti, këngëtarja dhe motra e saj Uindi nisën replikat me misin.

Madje, Undi publikoi së fundi në You Tube edhe një këngë përmes së cilës i bënte diss Trejsit. Sot, teksa Trejsi po bënte një video “live” me mikeshën e saj, ndjekësit filluan t’i përmendnin konfliktin në fjalë.

“Kanë filluar të përmendin emra qensh, emra baldosash, emra qensh me morra”, i drejtohet Trejsi shoqes së saj. “Vetëm duro për momentin, për disa ditë. Falenderoj Zotin vetëm për një gjë, që do të dobësohesh. Do të të dobësojmë”, e paralajmëron më pas Encën përpara kamerës, teksa pak çaste më vonë filloi të imitojë sëbashku me shoqen e saj lopën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tosi20/03/2019 23:33

Kjo sejdini e punon plaçen pernate ne tirane te mariabonita dhe na beka si e ndershme

Shto koment

Denonco