Përfundon sot seriali ‘Xhenet’, ja ç’do ndodhë pas pak në episodin e fundit

Përfundon sot seriali ‘Xhenet’, ja ç’do ndodhë pas pak në episodin e fundit

17:49, 20/03/2019
A+ Aa A-

Dita e dasmës së Selimit dhe Xhenetit ka ardhur. Xhenet i thotë Arzus se është shumë e lumtur aq sa ka edhe frikë.

Arzu i thotë Xhenetit se do i qëndrojë pranë gjithmonë asaj dhe Melisës dhe nuk do lejojë tu ndodhë asgjë e keqe.

Selim shkon të marrë nusen. Melisa rregullon Xhenetin për ditën e saj më të bukur dhe përlotet. Selim mahnitet kur sheh Xhenetin me fustanin e nusërisë.

Xhenet dhe Selim e mbajnë dasmën në një ambient të dekoruar me lule të bardha dhe ftojnë njerëzit e tyre më të dashur.

Të gjithë duken të lumtur për çiftin e ri. Xhenet dhe Selim i thonë “Po” njëri-tjetrin dhe martohen pas shumë vuajtesh që kaluan.

 Melisa dashurohet me këngëtarin e dasmës së Xhenetit dhe Selimit. Ata nuk ja ndajnë sytë njëri-tjetrit dhe Xhenet e Selim e vënë re këtë.

Selim prezanton shokun e tij këngëtar Xhemin me Melisën. Arzu e pyet Xhenetin nëse e ka falur vërtet. Xhenet i tregon se e ka falur dhe se e do shumë.

Arzu ndihet e lumtur me vajzat e saj pranë. Seriali mbyllet me Arzun duke parë të lumtur Melisën duke kërcyer me Xhemin dhe Xhenetin duke kërcyer me Selimin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco