Reperi shqiptar rrëfen ‘sherrin’ me Era Istrefin

Reperi shqiptar rrëfen ‘sherrin’ me Era Istrefin

16:50, 20/03/2019
A+ Aa A-

Reperi Gent Fatali ka rrëfyer në emisionin e mëngjesit “Wake Up” arsyen se përse nuk ka bashkëpunuar me Erën për këngën “Shumë Pis”. Hiti që Era e këndoi me Ledrin ishte menduar fillimisht për Gentin, megjithatë ky i fundit bëri me dije se nuk kishte punuar me këngëtaren për të vetmen arsye se kishte patur hatërmbetje me të. Ai rrëfeu se ndonëse ishte mërzitur keq me të, kjo histori kishte ngelur pas në të kaluarën dhe se i kishte rregulluar tashmë marrëdhëniet me Erën.

“Tani nuk e kam të hidhur, por në fillim kam pasur hatërmbetje. Ka qenë ashtu situate, janë bërë gjërat që të shkojnë në atë drejtim, por tashmë jam shumë në rregull me Erën. Çojmë ndonjë mesazh në Messenger. Unë i gëzohem suksesit të saj”, u shpreh Genti për moderatorët e emisionit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco