Facebook i 'tha' se do martohesh këtë vit, u nis ftesa dasme miqve pa ditur gjë i dashuri

Facebook i 'tha' se do martohesh këtë vit, u nis ftesa dasme miqve pa ditur gjë i dashuri

13:33, 20/03/2019
A+ Aa A-

Një test i bërë në Facebook, i cili i tha se do të martohej këtë vit ka bërë që një vajzë të nisë ftesat e dasmës dhe të njoftojë miqtë e saj edhe pse i dashuri nuk i kishte propozuar.

Miqtë dhe familja e saj është hutuar kur kanë parë ftesat, pasi çifti nuk kishte prerë datë dasme.

Sipas të dashurit të saj edhe pse ata kishin vite së bashku dhe një marrëdhënie shumë të mirë nuk ishte folur për një martesë të mundshme, aq më tepër këtë vit.

Por, vajza e ka marrë të mirëqenë përgjigjen e kuizit në Facebook dhe e ka menduar seriozisht që të nisë përgatitjen për ditën e saj të martesës, raporton Sun.

Miqtë e saj kanë thënë se e gjitha kjo është qesharake dhe janë çuditur sesi mikesha e tyre e ka marrë për bazë lojën e bërë në Facebook.

“Edhe pse ata kanë shumë vite me njëri tjetrin, dhe duhen, ata nuk kishin plan për tu martuar”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco