FOTO/ Ledina Çelo tregon 'sekretin' e saj për një lëkurë sa më të pastër

FOTO/ Ledina Çelo tregon 'sekretin' e saj për një lëkurë sa më të pastër

12:03, 20/03/2019
A+ Aa A-

Prej vitesh është larguar nga Shqipëria dhe jeton në Gjermani ku ka krijuar familjen e saj të adhurueshme më bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Gjithashtu këngëtarja e njohur Ledina Çelo vazhdon të jetë shumë aktivë në rrjetin social Instagram ku poston çdo ditë foto të së përditshmes të cilat nuk kalojnë pa marrë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Por ditën e sotme në Instastory këngëtarja ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj  një sekret të vogël për të pasur një lëkurë sa më të shëndetshme.

“Duhet një maskë për fytyrën, para një ditë të gjatë. E bardha e vezës, vaj ulliri, mjaltë”, ka shkruar Ledina bashkangjitur me foton e ingredientëve, ku tregon se e pret një ditë e gjatë.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që Çelo tregon për të gjithë kujdesin e veçantë për ‘look-un’ e saj, ndonëse këtë e tregon më së miri dhe pamja që këngëtarja ka sot.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco