VIDEO/ Luana Vjollca nuk e mbyll me mediat serbe.Veprimi  i fundit patriotik i saj i dedikohet pikërisht atyre

VIDEO/ Luana Vjollca nuk e mbyll me mediat serbe.Veprimi i fundit patriotik i saj i dedikohet pikërisht atyre

08:23, 20/03/2019
A+ Aa A-

Ditën e djeshme ishte vetë moderatorja shumë e njdekur dhe e pëlqyer Luana Vjollca e cila bëri publike lajmin e gazetës serbe.

Në lajm shkruhej për dashurinë e madhe të Luanës për Shqipërinë dhe urrejtjen e saj ndaj Serbisë.

Edhe për foto kryesore, në lajm kishin vendosur foton e Luanës me flokët e kuq e me një qeleshe me shqiponjën të stampuar.

Ajo u përgjigjur artikullit të shkruajtur në  gazetën serbe me këto fjalë:

“Gazetat serbe paskan shkruar sa shumë e urrej Serbinë dhe sa shumë e dua Shqipërinë e madhe, Kosovën. Dhe unë po ju them: Shumë mirë që e dini”.

Por moderatorja ka përdorur sërish të njëjtën platformë për të dërguar një mesazh kundrejt tyre.

Në videon e fundit të shpërndarë shihet Luana e cila ka hedhur mbi supe një flamur shqiptar dhe në kokë një qeleshi me shqiponjën, ndërkohë që në sfondin e skenës është flamuri i Kosovës.

'I pershendesim me kete video meqe na ndiqkan dhe ne Instagram Shqipëri Etnike Krenare që jam shqiptare', - ka shkruar Luana.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#ShqiperiEtnike ????????????????????????

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco