FOTO/ Skandal i madh në Hollywood/ Aktorja e njohur: I fitoja rolet përmes shtratit

FOTO/ Skandal i madh në Hollywood/ Aktorja e njohur: I fitoja rolet përmes shtratit

19:33, 19/03/2019
A+ Aa A-

Një tjetër skandal në Hollywood. Regjisori i njohur i Warner Bros, Kevin Tsujihara dha dorëheqjen e tij ditën e hënë, pas akuzave se ai i kishte premtuar role të rëndësishme aktores, Charlotte Kirk në këmbim të seksit.

Por duket se historia nuk do të përfundonte me kaq. Në mbrojtje të regjizorit ka dalë vetë aktoria duke u shprehur se ka shkuar me dëshirë në këmbim të roleve që i ofroheshin në filma të ndryshëm.

Më tej aktoria ka rrëfyer  se gjatë fillimeve të saj kishte marrë një mesazh nga James Parker, i cili e ftonte në hotel për një mundsi të artë pune. Parker e njohu atë me regjizoin e Warner Bros, me të cilin aktorja kaloi më shumë se dy orë, për të fituar më pas një rol të rëndësishëm.

“Unë jam thellësisht e pikëlluar për lajmin se Kevin Tsujihara do të largohet. Marrëdhënia jonë ka mbaruar vite më parë. Nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur më parë, ajo që ka rëndësi është se unë i uroj fat e mbarësi atij në të ardhmen.”- u shpreh aktorja e njohur e ‘Oceans 8’.

Me dëshirën për të mbrojtur regjizorin aktoria është detyruar të rrëfej një të kaluar e cila edhe pse nuk është shumë krenare , është e vërtetë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco