FOTO/ Përfundon ‘Xhenet’, ja super seriali i ri që do ta zëvendësojë

FOTO/ Përfundon ‘Xhenet’, ja super seriali i ri që do ta zëvendësojë

13:22, 19/03/2019
A+ Aa A-

Të martën përfundon seriali ‘Xhenet’ i cili është transmetuar për 6 muaj çdo pasdite.

‘Xhenet’ përfundon me një fund të lumtur dhe i lë radhën një tjetër super seriali i cili do të quhet ‘Vrasje të vogla’.

Seriali flet për katër gra shumë të bukura, të suksesshme, të pasura dhe mikesha që në fëmijëri. Kur ishin adoleshente tre prej tyre i punojnë një rreng shoqes duke e shkatërruar moralisht.

Pas 20 vitesh fati i ribashkon.

Ky serial është transmetuar në Turqi gjatë vitit 2018 dhe është shpallur seriali më i mirë i vitit.

Në role kryesore luajnë aktore të famshme, si Bade Isçil e njohur si ‘Banu’ nga seriali ‘Kuzey Guney’, Tulin Ozen e cila ka luajtur rolin e Sulltaneshës Handan në ‘Kosem’, Aslihan Gurbuz e njohur si Sulltanesha Halime dhe aktorja Gokçe Bahadir.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco