Gjeli në 2019, sipas horoskopit kinez

Gjeli në 2019, sipas horoskopit kinez

12:36, 19/03/2019
A+ Aa A-
I përkasin shenjës së Gjelit të lindurit në vitet : ( 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993,2005,2017).

Shenja e dhjetë e zodiakut kinez është Gjeli që në gjuhën kineze quhet Ji. Ju i përkisni shenjës së Gjelit nëse keni lindur në vitin 1945, 1957, 1969, 1981, 1993 dhe në vitin në vazhdim, pra në vitin 2005.

Pionier në shpirt, ju jeni të devotshëm në punë dhe kërkues në njohuri. Jeni egoist dhe egocentrik. Lepujt ju turbullojnë. Gjarpri dhe Kau të mrekullueshëm për ju.

Personat e lindur në shenjën e Gjelit janë krenarë, të vendosur, të devotshëm dhe shohin vetëm përpara. Atyre u pëlqen të dijnë dhe të mësojnë sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të mos paraqiten asnjëherë si injorantë. U mungon diplomacia dhe takti dhe thonë çfarë kanë në mendje pa marrë parasysh pasojat. Gjelat urrejnë të qenit kontradiktorë, nuk gjejnë arsye tek të tjerët dhe besojnë mënyrën e vet si të vetmen mënyrë zgjidhjeje. Kanë një personalitet të hapur dhe mund të jenë shumë miqësorë dhe të këndshëm. Ata punojnë shumë dhe janë të mirë në grumbullimin e informacionit dhe përdorimin e tij për të mirën e vet. Ata mund të jenë të pangopur, por janë skajshmërisht të devotshëm dhe të ngrohtë. Gjelat e vlerësojnë partneritetin, megjithëse nuk besojnë te të tjerët, por presin që të tjerët të kenë besim tek ata. Duan që lidhja të zgjasë përgjithmonë, ndonëse e kanë të vështirë të jetojnë me dikë, pasi më shumë kërkojnë sesa japin. Kanë shumë njohuri, por jo shumë shokë.

Stina më e mirë e kësaj shenje është vjeshta dhe muaji i vitit për ta është shtatori.

Punët më të përshtatshme: berberë, kirurgë, drejtorë, muzikantë, edukatorë.

Persona të famshëm të lindur në shenjën e Gjelit: Riçard Vagner, Katerina e Madhe, Kipling, Enriko Karuzo.

Horoskopi për vitin 2019, Gjeli.

Një vit shumë i mbarë për të lindurit në shenjën e gjelit, mendohuni se çfarë dëshironi të arrini konkretisht në jetë dhe do të keni sukses. Kini besim në aftësitë tuaja. Mos u përpiqni t'i zgjidhni të gjitha gjërat vetë, lërini dhe kolegët apo miqtë tuaj t'ju ndihmojnë, vetëm kështu mund të arrini rezultate të kënaqshme, por duhet të keni durim, pasi efektet nuk do të vijnë menjëherë. Ajo që duhet të evitoni është krenaria.

Dashuria

Nëse jeni beqar duhet ta ndani me veten tuaj nëse doni apo jo të qëndroni vetëm. Nëse jeni në një marrëdhënie kini kujdes nga xhelozitë. Herët gjatë vitit do të kaloni një kohë me të vërtetë argëtuese me shumë festa dhe takime të me persona të rinj të cilët janë shumë interesantë. Mendohuni nëse doni ta vazhdoni lidhjen me personin që keni në krah, nëse nuk është partneri i duhur më mirë hiqni dorë e mos i zvarritni gjërat. Gjatë fundit të vitit përpiquni të kontrolloni xhelozinë tuaj dhe shmangni sjelljet e papëlqyera në marrëdhënien tuaj. Ka rëndësi thelbësore që jut ë keni besim tek partneri për të vazhduar më tej.

Puna

Do të keni një vit të mbarë në punë, ndoshta mund të nisni dhe biznesin tuaj dhe të arrini stabilitet ekonomik. Ju jeni personi më i aftë për biznes në mesin e të gjitha shenjave të tjera të horoskopit.

Nëse mund të qëllojë që nuk do të kaloni një ditë të mbarë në punë, bëhuni më i durueshëm dhe mos hiqni dorë vetëm prej një momenti jo të mirë, ditë më të mira do të vijnë.

Paratë

Viti 2019 ju gjen me stabilitet ekonomik dhe mire është që gjatë kësaj kohe të mblidhni para për një ditë të keqe.

Festa familjare dhe miqësore, do të jenë një shpenzim i shtuar për ju. Gjeli dallohet si tip i kujdesshëm me paratë, ndaj edhe këtë vit do të arrini të jetoni mirë, madje dhe të gëzoni të afërmit dhe miqtë me dhuratat tuaja.

Shëndeti:

Do të keni pak vështirësi me frymëmarrjen si pasojë e alergjive, kosultohuni me një specialist të fushës. Nëse konsumoni duhan problemi i alergjisë mund të përparojë më shumë. Ka shumë rëndësi që të jetoni shëndetshëm, dhe të kujdeseni për dietën dhe ushtrimet. Gjithashtu përpiquni të eleminoni stresin.

Këshilla e vitit: Përpiquni mos të jeni shumë idealist. Nëse do jeni më realist mund t'i arrini qëllimet tuaja./CRI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco