Kush është pengu i Zajmina Vasjarit: Jam penduar...

Kush është pengu i Zajmina Vasjarit: Jam penduar...

22:28, 18/03/2019
A+ Aa A-

Ajo është një nga personazhet e njohur të showbizit shqiptar. Por duket se prej kohësh, Zaimina Vasjari i është dedikuar jetës familjare dhe vajzës së saj Khloe, e cila tashmë ka mbushur 1 vit.

Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, nga ku tregoi detaje rreth jetës private. Vasjari u shpreh se vajza ka mbushur jetën e saj dhe se është penduar që nuk është bërë nënë më herët. Ajo po ashtu tregoi se lindja e vajzës nuk qe në mënyrë natyrale dhe se pengu i saj është që nuk përjetoi momentet e para të lindjes së vajzës.

“Jam penduar që nuk jam bërë nënë më herët, jam treguar egoiste me veten time, nuk e mendoja që fëmija do të sillte një ndryshim jashtëzakonisht të bukur. Mendoja se s’do kisha mundësi të merresha me gjërat e mia. Lindja nuk ishte natyrale dhe më ka mbetur peng, sepse do doja ta kisha parë Khloen që në momentin e parë që lindi, të qarën e parë. Do doja të ishte kujtim. Por kur kam hapur sytë, gjëja e parë që kam thënë ka qenë: Dua vajzën”, tha ajo.

Vasjari po ashtu tregoi edhe momente nga shtatzënia dhe tha se për të ka qenë gëzim i madh që ishte vajzë, ndërkohë që bashkëshorti i saj ishte mërzitur pasi ishte përgatitur që do të bëhej prind i një djali.

“Unë u gëzova shumë, por Klodi u mërzit pak. Ai kishte bindur veten ende pa e parë gjininë e bebes se do të bëheshim prindër të një djali. Madje edhe shoqërinë e tij e kishte mbushur me këtë lajm. Dhe ndonjëherë kur takoja shoqërinë e Klodit më thonin: “Urime për çunin”. Pastaj zbuluam që ishte vajzë dhe unë u kënaqa shumë. Por unë i dua fëmijët dhe dua një familje të madhe, kështu që do kemi edhe fëmijë të tjerë. Nuk jam vonë dhe do ta provojmë edhe për djalin”, tha Vasjari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco