Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Ndahet nga jeta aktori i njohur

FOTO/ Ndahet nga jeta aktori i njohur

16:53, 18/03/2019
A+ Aa A-

Aktori Richard Erdman, i njohur për audiencën si Leonard, rol në filmin e famshëm “Community”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Përveç rolit të Leonard-it, Erdman gëzonte role të rëndësishme në filma dhe shfaqje televizive për më shumë se shtatë dekada të bujshme karrierë, siç janë “The Twilight Zone” dhe “Stalag 17”.

Lajmin e ka konfirmuar miku i tij, Alan K. Rode, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Twitter’.

“Lamtumirë shok. Dick Erman 1925-2019”, shkruante Rode në postimin e tij, duke iu referuar të ndjerit me emrin e tij të mesëm “Dick”.

Ende nuk janë bërë detaje të tjera nga pjesëtarët e familjes së tij në lidhje me ceremoninë mortore.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco