A beson tek dashuria pas divorcit? Ja si shprehet Bora Zemani

A beson tek dashuria pas divorcit? Ja si shprehet Bora Zemani

11:48, 18/03/2019
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur Bora Zemani ditën e djeshme ishte e thirrur në emisionin ‘E diell’ ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Ervin Kurti.

Moderatorja foli dhe për divorcin edhe pse kanë kaluar 2 vjet, sërish kureshtja për të mësuar më shumë për atë periudhë mbetet e madhe.

Deshi, s`deshi, lajmi kur Bora shpalli divorcin mori dhenë.

Por çfarë mendon ajo per veten e saj?

“Sot pas 2 vitesh, mendoj se nuk ka ndarje të thjeshta, aq më tepër kur bëhet fjalë për familje që ka dhe fëmijë në mes” shprehet ajo. “Atë periudhë e kam vuajtur shumë. Mund ta quaj edhe dështim nëse i referohem mënyrës sesi unë u edukova dhe e imagjinoja jetën. U zhgënjeva me veten sepse unë vetë jam rritur me një familje që janë marrë me dashuri e që po me të njëjtën dashuri, më kanë rritur mua dhe vëllain” vazhdon rrëfimin e saj Bora. “Gjithmonë e kisha imagjinuar që edhe vetë do të kisha një familje si ajo që isha rritur, por ky ishte mësimi që mora dhe nuk është e thënë që gjërat të shkojnë gjithmonë sipas planeve të parashikuara” përfundoi ajo. Edhe pse e zhgënjyer nga kjo eksperiencë, Zemani beson ende te dashuria si një romantike e thekur që është, por vetëm se kjo dashuri e re duhet të marrë parasysh dhe praninë e Arborit në jetën saj se fundja, siç e tha dhe vetë moderatorja, ai është jeta e Borës’ u shpreh Zemani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco