Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Themeluesja e fondacionit 'Down Syndrome Albania', revoltohet me Xhensila Myrtezajn

Themeluesja e fondacionit 'Down Syndrome Albania', revoltohet me Xhensila Myrtezajn

11:28, 18/03/2019
A+ Aa A-

Ditë më parë këngëtrja Xhensila Myrtezaj u revoltua ndaj komentit të bërë për vajzën e saj Ajka.

Një komentuese u shpreh se arsyeja që Xhensila nuk e publikon vajzën e saj është sepse vuna nga sindroma Down.

Ky koment bëri që Xhensila të quante “njeri psiqik dhe të ndyrë” komentuesin dhe të shprehej se vajza e saj nuk ka asnjë mangësi.

Image

Por deklarata e këngëtares ka prekur ata prindër që kanë fëmijët me sindromën Down dhe kryetaren e fondacionit, e cila është revoltuar ndaj Xhensilës dhe i kujton kohën kur ajo bënte bamirësi ndaj këtyre fëmijëve me aftësi të veçanta.

“Heu bre mi Xhensilë! Të mendosh që dhe vijnë e këndojnë për “t’i dhënë zë” kauzës tonë! (Yes yes faji im që çoj ftesa lart e poshtë ke VIP-sat)

Komentuesi ka shpifur ndërsa …Xhensilës i ka ik truri vetëm nga mendimi që mund ta kishte gocën “e mangët”… dhe vazhdon me sharje diagnozash për t’i vënë kapak. Shpifjen e dimë çfarë është…po këtij reagimit të Xhensilës si t’ja vëmë emrin?

..Tamam ju të mediave, pse dreqin nuk bëni si ju kërkon Xhensila?  [????] …Na ngrini nervat në pritje të ditës së Verës” ka shkruajtur në postim Emanuela Pepkola.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco