FOTO/ Pasi u shfaq e sëmurë prek Tuna: Dashuria e juaj më bëri të ngrihem në këmbë..

FOTO/ Pasi u shfaq e sëmurë prek Tuna: Dashuria e juaj më bëri të ngrihem në këmbë..

14:30, 15/03/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja Altuna Sejdi i ka shqetësuar fansat e saj ditën e djeshme pasi publikoi  një video, ku u  shfaq në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ajo po merrte sërum ndërkohë që tre meshkuj i rrinë te koka, mes të cilëve miku i saj, makeup-artisti Kaçi Lleshi dhe bashkëshorti Patris Berisha.

“Infermieri me krejt aftësitë e veta Kaçi Lleshi para setit”, shkruajti këngëtarja për mikun e saj, i cili po kujdeset për të.

Image

Por ditën e sotme pas daljes nga spitali me anë të një postimi në Instagram këngëtarja është shfaqur më e fortë se kurrë.

Ajo edhe pse e sëmurë është gati të sjell albumin e saj 'Fortuna' për të cilin ka punuar shumë ‘.

‘Hej, a jeni gati?! Unë PO. Këtë periudhë e kam kalu 50% në mikrofon e kamerë dhe 50% në spital e infuzione. Veç dashuria juaj më ka bërë me u ngrit në këmbë e me ju sjell sa ma shpejt FORTUNËN. Kini durim... edhe shumë pak... tik tak tik tak’ ka shkruarnë postim Tuna.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco