Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Rita Lati i drejtohet gazetarit: Vetëm yt atë ka dashuruar vërtetë

Rita Lati i drejtohet gazetarit: Vetëm yt atë ka dashuruar vërtetë

16:59, 14/03/2019
A+ Aa A-

Aktorja e humorit Rita Lati mendon se vetëm një person ka dashuruar vërtetë në këtë jetë dhe për të duket se është Lefter Çipa, poeti i njohur vlonjat. E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree”, ku u diskutua gjerësisht për dashurinë dhe perceptimin e kësaj ndjenje, Rita u shpreh:

“Kur dëgjon vargjet e të madhit Lefter Çipa…nuk e di nëse do dalë dikush më si ai. Ka dalë i biri, po shumë bukur je, por ai është i paarritshëm. Vargjet e tij të mbushin shpirtin. Vetëm ai më duket ka dashuruar në këtë jetë.”

Poeti vlonjat, i cili i solli publikut shqiptar veprat si “Bejke e Bardhë”, “Shqipëri, moj ballëhapur”, “Bilbilat e vendit tim”, etj, është babai i gazetarit dhe kryetarit të Unionit të Gazetarëve në Shqipëri, Aleksandër Çipa, i cili ishte i ftuar po ashtu në emision.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco